Skandal/ Marrëveshja e fshehtë Rama-Tsipras e 2015, fshatrat me shumicë shqiptare dalin si minoritete
Fshatrat, e populluara me shumicë shqiptare dalin si zona minoritare. Kjo të paktën sipas portalit 27.al, që i referohet një marrëveshjeje të fshehtë mes Kryeministrit Edi Rama dhe ish-Kryeministrit grek, Tsipras, në vitin 2015.
Kështu referuar dokumenteve të publikuara, në Bashkinë e Përmetit në del zonë minoritare Komuna Çarshovë, e cila është e banuar nga shqiptarët e besimit të krishterë orthodoksë. Po kështu Komuna Biovizhdë po në Përmet.
Në Bashkinë e Sarandës, Greqia na i njeh si minoritarë banorët e fshatit Metoq, i cili shumicën dërrmuese e ka shqiptarë, kurse prania e pakicës greke është shumë e vogël.
Në Bashkinë e Vlorës na dalin minoritarë banorët e fshatrave nartë dhe Zvërnec, të cilat banohen vetëm nga shqiptarë të besimit të krishterë orthodoksë.
Në Bashkinë e Konispolit na del minoritet fshati Tzare me banorë shqiptarë të krishterë orthodoksë dhe çamë. Po e njëjta gjë me fshatin Çiflig të kësaj bashkie me shumicë shqiptarë të krishterë orthodoksë edhe çam.
Në bashkinë e Gjirokastrës dhe Komunën Odrie kemi minoritet fshatin Andon Poci me shumicë banorësh vllehë, të cilët janë vetëdeklaruar se nuk janë grekë.
Sërish në bashkinë e Konispolit na del minoritet grek fshati Shkallë, ku shumica e banorëve janë vllëhë.
Portali 27.al shkruan se këto katunde të shpallura minoritare greke me firmën e Edi Ramës janë botuar në faqen zyrtare të qeverise greke.