Lajme

Aksidentohet duke punuar me vinç, humb jetën 30-vjeçari në Shijak

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shijak në ambientet e firmës me administrator A.D., ku një 30-vjeçar ka humbur jetën teksa punonte.

Mësohet se i riu me inicialet E.D., ndërroi jetë pasi u aksidentua gjatë punës me vinç. Sipas policisë, E.D., është djali i pronarit të firmës ku ai u aksidentua.

Lexo më shumë  Serbët në veri do të pagujnë edhe ujin, KRU “Mitrovica” nënshkruan marrëveshje për shërbim, inkasim dhe faturim me 3 komunat e veriut

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë
Rreth orës 08:30, në lagjen Kodër Shijak, në ambientet e firmës me administrator shtetasin A. D., është aksidentuar duke punuar me vinç, shtetasi E. D., 30 vjeç (djali i shtetasit A. D.), banues në Shijak, i cili për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo më shumë  Vendoset gurthemeli i shkollës në lagjen “Prishtina e re”, Nagavci: Do të ketë kushte shumë të mira për nxënësit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *