Sport

FIFA prezanton topin e Botërorit 2022, zhvendoset në ajër më shpejt se kurrë

Pak ditë para hedhjes së shortit të grupeve, FIFA ka bërë të ditur sot emrin dhe dizajnin e topit të ri që do të përdoret gjatë Botëror 2022 në Katar.

Një top i prodhuar nga kompania “Adidas”, e cila ka prodhuar kështu për herën e 14 radhazi topin zyrtar të një turneu të tillë. Topi i ri quhet “Al Rihla” dhe është dizajnuar për të përballuar ritmin e shpejtë të ndeshjes, pasi zhvendoset në ajër më shpejt se çdo top tjetër i prodhuar në historinë e turneve.

Lexo më shumë  Tifozë nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për përkrahje të Kosovës

“Jemi para një topi të mrekullueshëm dhe të cilësisë të lartë. Yjet do të argëtohen duke luajtur në nivelin më të lartë në Katar”, – u shpreh Jean-Fransua Pati, drejtori i Departamentit të Marketingut i FIFA-s.

“Al Rihla” do të thotë “udhëtimi” në gjuhën arabe dhe inspirohet në kulturën, arkitektura, emblema dhe ngjyrat e flamurit të Katarit. Ngjyrat e ndezura përfaqësojnë pikërisht vendin pritës të këtij kampionati Botëror.

Lexo më shumë  Sinjal i mirë ─ Kosova U19 mposht Turqinë dhe fiton grupin
Al Rihla Messi Topi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *