Lajme

Ministrja Haxhiu i nisi sot vizitat në paraburgimin e Speciales në Hagë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka nisur vizitat në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë. Ish-pjesëtarët e UÇK-së, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj dhe Pjetër Shala – të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë – do të ndajnë një pjesë kohe të dedikuar për vizitat familjare për t’u takuar me ministren dhe anëtarët tjerë të delegacionit që dje shkuan nga Kosova në Holandë.

Lexo më shumë  Durmishi: Të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme

Haxhiu nuk do ta vizitojë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli. Siç tha dje në Aeroportin e Prishtinës para se të nisej drejt qytetit holandez, ata nuk na kanë pranuar të takohen me të.

“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk na kanë pranuar, kurse gjykata nuk na e ka mundësuar takimin me Salih Mustafën”, tha Haxhiu të martën.

Në Holandë ata i priti ambasadori i Kosovës në Amsterdam, Dren Doli. Ai publikoi në Twitter një fotografi me delegacionin nga Kosova, të cilën ministrja Haxhiu e shpërnadau edhe në llogarinë e saj në këtë rrjet social.

Lexo më shumë  Kurti e nisi fushatën zgjedhore duke u takuar me qytetarë në fshatrat e Gjakovës

“I lumtur t’i mirëpres në Holandë, Ministren e Drejtësisë nga Kosova Albulena Haxhiu, Saranda Bogujevcin, nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Z. Adnan Rrustemi – Kryetar & Z. Erxhan Galushi – anëtar i Komisionit Parlamentar për Legjislacion dhe Imunitete”, shkroi Doli, duke shtuar se ata i pret një “javë e ngarkuar”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *