Lajme

Kosova dhe Shqipëria bashkëpunojnë për ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë

Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) në Shqipëri  kanë nënshkruar  të mërkurë në Prishtinë një memorandum, i cili parasheh bashkëpunimin ndërshtetëror në ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.

Nga Kosova, ky memorandum është nënshkruar nga drejtori i AKA-së, Naim Gashi, ndërsa nga Shqipëria nga drejtoresha e ASCAL-it, Xhiliola Bixheku.

Me këtë rast, drejtori Gashi ka thënë ky memorandum do të kontribuojë në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe avancimin e studimeve akademike në të dyja vendet.

Lexo më shumë  ARRSH falsifikoi dokumentat e tenderit 50 mln euro të mirëmbajtjes për të fshehur krimin, çështja shkon në SPAK

Ai ka thënë se memorandumi ka për qëllim nxitjen për zbatimin e standardeve dhe procedurave evropiane (ESG) në sistemet e arsimit të lartë dhe bashkëpunim në plotësimin e kritereve dhe rekomandimeve të Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

Ndërsa drejtorja e ASCAL-it, Xhiliola Bixheku, ka thënë se ky bashkëpunim do të jetë i frytshëm për të dyja palët në ndihmesën që sjell për ruajtjen e standardeve cilësore në institucionet e arsimit të lartë.

Lexo më shumë  Tirana, qyteti më i keq në Evropë për të jetuar! Grafiku i Palombos ngre alarmin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *