Bota

Bideni në bisedë telefonike me Zelenskyn, ja çfarë pritet të diskutohet

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Thirrja është planifikuar në orën 17:45 sipas orës lokale të Ukrainës. Në fokus të bisedës, do të jetë mbështetja që SHBA-ja i ka ofruar Ukrainës në luftën përballë agresionit rus.

Thirrja vjen një ditë pasi Bideni dhe zyrtarë të tjerë amerikanë shprehën kujdes të madh ndaj sinjaleve që Rusia po zvogëlon operacionet e saj ushtarake pranë Kievit, duke u shprehur se ata po prisnin të shihnin shenja më të forta të de-përshkallëzimit përpara se të bënin një vlerësim të synimeve të Moskës.

Lexo më shumë  Avioni rus përmes Bullgarisë ateron në Nish. Moska vazhdon ndikimin në Ballkan përmes Serbisë

“Ne do të shohim. Unë nuk lexoj asgjë në të derisa të shoh se cilat janë veprimet e tyre. Do të shohim nëse ata ndjekin atë që po thonë,” tha Bideni të martën në Shtëpinë e Bardhë.

Biden vuri në dukje se ndërkohë, SHBA-ja do të vazhdojë të “mbajë të forta sanksionet” dhe “t’i sigurojë ushtrisë ukrainase kapacitetin e tyre për të mbrojtur veten”.

Lexo më shumë  “Palestina po fshihet”/ Mbi 100 ish-diplomatë britanikë e francezë kërkojnë sanksione ndaj Izraelit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *