Së shpejti pritet të hapet ‘Muzeu i Burgut të Prishtinës’
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se së shpejti pritet të hapet për publikun, Muzeu i Burgut të Prishtinës.
Ndërtesa e muzeut është vizituar edhe nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.
Sipas MKRS, në kuadër të funksionalizimit parashihet kurimi i ekspozitës së përkohshme.
Në fazën e parë, sipas ministrisë do të kurohet ekspozita e përkohshme, ndërsa më pas objekti do të shpalljen aset nën mbroje të shtetit.
MKRS ka emëruar ekipin përgjegjës për funksionalizimin dhe menaxhimin e muzeut.
Vendimi për themelimin e Burgut të Prishtinës në muze është marrë në 2020 nga Qeveria e Kosovës.
Në kuadër të këtij muzeu do të prezantohen artefakte e materiale të shumta rreth trajtimeve të tmerrshme që u është bërë të burgosurve shqiptarë nga shteti ish- jugosllave dhe më pas ai serb.
Rruga Press