Bota

Gjykata Supreme konfirmon dënimin e Gjokiqit për krime lufte në Kosovë

Gjykata Supreme e ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë nga ekipi mbrojtës i Zoran Gjokiqit dhe ia ka vërtetuar dënimin prej 12 vjetëve për krime lufte në Kosovë.

“Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të dënuarit Z.Gj., për shkak të veprës penale krime të luftës kundër popullatës civile, në seancën e mbajtur me 15 shkurt 2022, refuzoi si të pabazuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të mbrojtësit të dënuarit, të paraqitur kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata Supreme e ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë së Z.GJ., duke vërtetuar se gjykatat e instancës më të ulët, drejt kanë zbatuar ligjin penal dhe se në veprimet e të dënuarit qëndrojnë të gjitha elementet objektive dhe subjektive të veprës penale, për të cilën është shpallur fajtor”, thuhet në njoftimin e Supremes të mërkurën.

Lexo më shumë  Talebanët kërkojnë zyrtarisht ftesë për samitin e BRICS të Rusisë

Gjokiqi është dënuar për krime lufte të kryera gjatë marsit të vitit 1999 në lagjen Kristal të Pejës. Ai ishte pjesëtar i grupeve kriminale, ushtarake dhe paramilitare serbe të cilët kishin hyrë dhunshëm në shtëpitë e shqiptarëve dhe pasi i kishin maltretuar, plaçkitur e detyruar banorët që të dilnin nga shtëpitë e tyre, i kishin vrarë. Gjokiq ishte dënuar më 12 vjet burgim në shkurt të vitit 2021.

Lexo më shumë  Ukraina ka rrëzuar 69 dronë e dy raketa nga sulmi rus

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *