Bota

Muzeu i Seulit s’pranon t’ia kthejë veprat e artit Rusisë, kundërpërgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës

Një galeri arti në Seul, në Korenë e Jugut, ka refuzuar t’i kthejë veprat e artit në Rusi.

Qendra Sejong për Artet e Performancës në Seul nuk po i kthen 75 veprat që ka huazuar nga katër muze të ndryshëm rusë.

Në 75 veprat e artit nga 49 artistë të mëdhenj rusë dhe sovjetikë, përfshihen edhe Ëassily Kandinsky, Kazimir Malevich, Alexander Rodchenko dhe Natalia Goncharova.

Shumica e veprave ishin huazuar nga Muzeu i Arteve të Bukura në Yekaterinburg, me vepra të tjera të dhëna gjithashtu nga Muzeu Shtetëror i Artit i Nizhny Novgorod, Muzeu i Artit Krasnoyarsk Surikov dhe Muzeu i Artit të Lindjes së Largët.

Lexo më shumë  Kos do t’u përgjigjet eurodeputetëve lidhur me akuzat për bashkëpunim me policinë sekrete të ish-Jugosllavisë

Veprat ishin huazuar për ekspozitën “Kandinsky, Malevich dhe avanarda ruse” që do të zgjaste deri më 17 prill. Por një zyrtar i Muzeut të Ekaterinburgut kërkoi mbylljen e parakohshme të ekspozitës deri më 3 prill për shkak të “situatës së vështirë politike”, raporton The Korea Times.

Koreja e Jugut i është bashkuar shumë vendeve të tjera në dënimin e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës dhe ka miratuar sanksione kundër shtetit rus.

Koreja e Jugut u përfshi me SHBA-në dhe BE-në në ndalimin e transaksioneve me bankën qendrore të Rusisë, megjithëse ka bërë një përjashtim për disa eksporte të lidhura me teknologjinë në Rusi.

Lexo më shumë  Historike: Sarah Mullally bëhet gruaja e parë kryepeshkope e Kishës Anglikane

Tani muzeu me seli në Seul ka refuzuar të përmbushë kërkesën e vendit për t’i kthyer veprat e artit herët. Ekspozita, e bashkëdrejtuar nga Korea Times dhe Hankook Ilbo do të vazhdojë si ishte planifikuar fillimisht, pretendon Hankook Ilbo. “Ne do t’i përmbahemi kontratës dhe do ta mbajmë ekspozitën deri në datën e premtuar.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *