Lajme

Ish-ministri gjerman kërkon që BE-ja të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, Lajçak pajtohet me të

Bashkimi Evropian duhet të mbajë premtimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kështu është shprehur ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth pas një takimi që ka pasur me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Roth ka shtuar se Ballkani Perëndimor i takon BE-së, duke kërkuar gjithashtu nga BE-ja që të nis negociatat për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Lexo më shumë  Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor na takojnë dhe meritojnë më shumë se veç fjalë goje. BE-ja duhet t’i mbajë premtimet, duke nisur nga bisedimet për pranim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar Roth në Twitter.

E me këtë qëndrim të tij, është pajtuar edhe Lajçak i cili ka rishpërndarë këtë deklaratë të Roth duke shkruar se “nuk mund të pajtohesha më shumë me vlerësimin tuaj”

Kujtojmë se Michael Roth kishte shërbyer në postin e ministrit shtetëror për Evropën në periudhën 2014-2021, nën Angela Merkelin.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kryetari Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nëntorit
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *