Bota

SHBA-ja paralajmëron amerikanët se mund të arrestohen në Rusi

SHBA-ja ka lëshuar një paralajmërim duke thënë se Moska “mund të arrestojë qytetarët amerikanë në Rusi” dhe ripërsëriti thirrjet e mëhershme që amerikanët të mos udhëtojnë drejt këtij shteti.

Paralajmërimi i Departamentit amerikan të Shtetit u bë “për shkak të pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga forcat e armatosura ruse”, por edhe për mundësinë e rrezikut të ngacmimit të shtetasve amerikanë nga autoritetet ruse, u tha në njoftimin e DASH-it, ku u theksua po ashtu që amerikanët që jetojnë apo kanë udhëtuar drejt Rusisë të largohen “menjëherë”.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

“Nëse dëshironi të largoheni nga Rusia, duhet të bëni marrëveshje vetë sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftim.

Ky njoftim vjen teksa diplomatët amerikanë e kanë pasur të pamundur që ta vizitojnë yllin e basketbollit, Brittney Griner, e cila për më shumë se një muaj është arrestuar në Rusi.

Griner u ndalua në aeroportin e Moskës më 17 shkurt dhe po akuzohet se në valixhen e saj të udhëtimit ka pasur lëndë narkotike.

Lexo më shumë  Ushtarët rusë po vdesin masivisht në Ukrainë

Nëse gjendet fajtore për akuzat, ajo mund të dënohet deri me dhjetë vjet burgim.

SHBA pezulluan punën në  ambasadën dhe konsullatën e saj në Ukrainë disa ditë pasi presidenti Putin njoftoi pushtimin e tij.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *