KryesoreOpinion/Aktualitet

Pse duhet liderët europianë ta mbrojnë Vuçiqin dhe Serbinë nga demaskimi i të qenit shtet putinist?

Nga Donik Sallova

Liderët e shteteve europiane me vite të tëra kanë parë se çfarë po bënte Putini dhe kurrë nuk kanë guxuar t’i vënë emër asaj që ai po bënte. Nga frika, interesi, simpatia apo të gjitha së bashku, europianët indiferentë kanë bërë që Putini të avancojë planet e tij të qarta kundër Perëndimit.

E njejta gjë po ndodhë me Vuçiqin dhe Serbinë. Liderët europianë vazhdojnë me deklaratat se “Ballkani Perëndimor rrezikohet të përfshihet nga flakët”, duke e krijuar bindjen se shtetet e këtij rajoni kanë drejtuar bashkëfajësisht tytat e pushkëve ndaj njëri-tjetrit.

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

Ndërkohë e vërteta është se ka vetëm një shtet të modelit putinist që ka ambicie hegjemoniste territoriale ndaj fqinjëve dhe ky shtet është Serbia. Asnjë shtet tjetër i Ballkanit Perëndimor nuk ka synime territoriale ndaj fqinjëve apo dyzime të orientimit strategjik.

Serbia po, është shteti më jodemokrarik i rajonit i cili nuk aspiron NATO-n dhe kultivon raporte intensive me Rusinë. Pse duhet liderët europianë ta mbrojnë Vuçiqin dhe Serbinë nga demaskimi i të qenit shtet putinist, duke dashur që pëgjegjësinë e destabilitetit t’ua mveshin edhe shteteve tjera të rajonit? Pse nuk vihet në shënjestër Serbia? Me këtë qasje indiferente ndaj shkakut të vërtetë të rrezikimit të Ballkanit Perendimor, europianët po e inkurajojnë Vuçiqin sikur dikur Putinin.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Për fund, nuk e kisha dëgjuar kurrë Makronin që të distancohej ndonjëherë ndaj ndonjë deklarate të Putinit, por e dëgjova të distancohet nga deklarata e Bidenit se “Putini është një kasap, që duhet të rrëzohet nga pushteti”!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *