Bota

Zelensky bën thirrje për sanksione më të forta kundër Rusisë pasi Mariupoli mbetet nën rrethim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për sanksione edhe më të forta kundër Rusisë dhe paralajmëroi se pothuajse i gjithë qyteti i rrethuar i Mariupolit është shkatërruar, tha ai në një fjalim në Parlamentin danez të martën.

“Ne ju kërkojmë juve dhe gjithë komunitetit demokratik në botë: Ne duhet të shtojmë sanksionet kundër Rusisë. Ne duhet të heqim dorë nga nafta ruse. Jo tregti me Federatën Ruse. Mbyllni portet për anijet ruse. Dhe kjo duhet të jetë një politikë solidariteti në Bashkimin Evropian mes të gjitha shteteve anëtare”, tha ai.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

“Më shumë se 100,000 njerëz janë ende të bllokuar në Mariupol dhe janë të detyruar të shkrijnë borën për të pirë ujë”, shtoi ai.

Rusia, paralajmëroi ai, dëshiron të “sigurojë që asgjë të mos mbetet nga Ukraina, përveç rrënojave dhe refugjatëve”.

Zelensky akuzoi forcat ruse për deportim me forcë të njerëzve, si dhe për përdhunim dhe plaçkitje.

Ai tha se vendndodhja e më shumë se 2,000 fëmijëve ukrainas nuk dihet dhe tha se ata janë rrëmbyer dhe dërguar në Rusi.

Lexo më shumë  Qeveria pro-ruse gjeorgjiane pezullon negociatat me BE-në, shpërthejnë protestat në Tbilisi

Të shtunën, zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk tha se qeveria ukrainase vlerësoi se numri i ukrainasve të dëbuar me forcë në Rusi që nga pushtimi ishte gati 40,000.

Qyteti port i Mariupol ka raportuar mijëra të vdekur si rezultat i bombardimeve të vazhdueshme të Rusisë. Para pushtimit më 24 shkurt, qyteti ishte shtëpia e më shumë se 400,000 njerëzve. Rreth 160,000 njerëz mbeten, duke jetuar pa ujë, rrymë dhe ngrohje, tha kryebashkiaku Vadym Boichenko.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *