Bota

Negociatori rus: Po ndërmarrim hapa për të de-përshkallëzuar luftën

Kreu i delegacionit rus, Vladimir Medinsky, ka folur pas përfundimit të bisedimeve Rusi-Ukrainë në Stamboll.

Meidnsky tha se Rusia ka marrë dy hapa të rëndësishëm drejt Kievit për të de-përshkallëzuar luftën në Ukrainë.

Ai theksoi se bisedat ishin konstruktive dhe se propozimet e palës ukrainase do t’i raportohen presidentit rus, Vladimir Putin, shkruan Ria Novosti.

Lexo më shumë  Si Rusia rekruton të huaj për luftën në Ukrainë përmes mashtrimit në rrjetet sociale

Takimi midis dy delegacioneve ruse dhe ukrainase që u zhvillua sot në Stamboll ka përfunduar, njoftoi ambasada e Ukrainës në Turqi.

Delegacionet u takuan në Stamboll për të diskutuar për një armëpushim dhe  fund të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.

Bisedimet zgjatën rreth katër orë me pushime të herëpashershme. Është e paqartë nëse do të vazhdojnë për një ditë të dytë, raporton Reuters.

Lexo më shumë  Sulmet masive drejt Moskës, Rusia kërcënon Britaninë: Do ta paguajë për furnizimin e Ukrainës me dronë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *