Bota

Ukraina demaskon më shumë se 600 spiunë rusë

Ukraina thotë se ka demaskuar 620 spiunë rusë, në mesin e të cilëve edhe një që e ka identifikuar veten si James Bond dhe përdor pseudonimin në Skype “jamesbond007”, ka raportuar të martën gazeta “The Telegraph”.

Shteti ukrainas nuk ka bërë të ditur se si ka arritur deri te lista e spiunëve, por një grup i gazetarëve hulumtues i quajtur Bellingcat, thotë se disa nga informacionet bazohen në rrjedhjet e mëparshme të të dhënave.

Lexo më shumë  Gjermani – Muzeu më i madh i teknologjisë heq nga muri portretin e Elon Musk

Zyrtarët kanë akuzuar të përmendurit se kanë marrë pjesë në aktivitete “kriminale” në të gjithë Evropën dhe disa prej të identifikuarve vepronin në Mbretërinë e Bashkuar.

Lista tregon emrat e tyre, pasaportat, numrat e telefonit dhe madje edhe zakonet e tyre të të pirit, shkruan gazeta.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *