Zbardhen emrat e parë, kush janë të arrestuarit për inceneratorin e Fierit dhe Tiranës
Zbardhet të tjerë emra për të cilët është lëshuar urdhër-arrest për hetimin lidhur me inceneratorët.
Disa urdhër-arreste të firmosura nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, janë ekzekutuar nga policia të Hënën mbrëma dhe këtë të Martë, ndërkohë që aksioni është në vijim.
Një prej të arrestuarve është Florian Muçaj, i cili ka qenë pjesë e komisionit të prokurorimit për inceneratorin e Fierit. Muçaj, aktualisht, është drejtor në kompaninë Albpetrol.
Loran Dusha, administrator i kompanisë Integrated Technology Waste Treatment Fier, kompania koncesionare e djegësit të Fierit, po ashtu është vënë në pranga.
Burime bënë me dije se ata janë ndaluar nga policia mbrëmjen e djeshme në Fier.
Urdhër-arrestet prekin edhe persona të akuzuar lidhur me inceneratorin e Tiranës.
Ariola Kodra, administratorja e kompanisë “Integrated Energy”, firma koncesionare e djegësit të Tiranës, është po ashtu një emër i listuar në urdhrin e gjykatës së Posaçme.
Rruga Press