Lajme

HEC-i i Fierzës ndal prodhimin e energjisë, rënia e nivelit të ujit mbyll turbinat

Situata hidrike në kaskadën e Drinit paraqitet alarmante. Burimet bëjnë me dije se që nga mëngjesi i ditës së sotme, hidrocentrali i Fierzës nuk prodhon asnjë kilovat energji elektrike. Të gjitha turbinat e hidrocentralit janë të mbyllura ndërkohë që niveli i liqenit është afër pikës së vdekjes.  

Baseni ujor i hidrocentralit të Fierzës po shkon drejt tharjes totale, ndërkohë që ditët e fundit është ndaluar prodhimi energjisë nga ky HEC. Burime nga drejtoria e hidrocentralit të Fierzës, bëjnë të ditur se prej ditës së djeshme, turbinat e prodhimit të energjisë në liqen janë mbyllur, pasi niveli i ujit është pranë pikës kritike. Vetëm tre ditë më parë, niveli i ujit në liqenin e Fierzës arriti në pikën 257 metra mbi nivelin e detit, ose 16 metra larg pikës kritike. Por sot, punonjës të KESH pranë hidrocentralit të Fierzës kanë vendosur të mos japin informacion se sa ka vijuar të ulet niveli i ujit në basen.

Lexo më shumë  Shqipëria, ndër më të shtrenjtat në botë për të blerë shtëpi në raport me pagat

Por pavarësisht kësaj, fakti që është ndaluar prodhimi energjisë, nënkupton që niveli i ujit duhet të ketë shkuar pranë kuotës minimale të mbajtjes në punë të hidrocentralit, që është 240 metra mbi nivelin e detit. Aktualisht, nga Fierza nuk prodhohet energji elektrike, ndërkohë që agregatët e këtij hidrocentrali punojnë me orare të caktuar aq sa për të mos shkaktuar kolaps në sistemin e prodhimit.

Niveli i uji është ulur ndjeshëm në liqen, aq sa tashmë kanë dalë mbi sipërfaqe rrënojat e qytetit të Kukësit të vjetër, por edhe të fshatrave  që dikur gjendeshin në shtratin e lumit Drin. Ndërkohë, situata është problematike edhe në dy hidrocentralet e tjera të kaskadës së Drinit, Koman dhe Vau i Dejës, ku niveli i ujit edhe në këto basene është duke shkuar pranë pikës kritike. Ndërkohë, në këto dy hidrocentrale puna për prodhimin e energjisë është në kuota minimale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *