Lajme

Bie me 6% çmimi i naftës në bursë, por jo për bordin e Ramës

Çmimi i naftës në Shqipëri nuk do ndryshojë deri te premten, edhe pse në bursa ka pësuar ulje me rreth 6%. Fiksimi i çmimeve nuk po i kënaq qytetarët, të cilët lajmërojnë protestë masive këtë të martë.

Një litër naftë do të blihet në pikat e karburanteve për 245 lekë deri më 1 prill.

Vendimi i bordit të ngritur nga qeveria, është i pakthyeshëm që nga e shtuna, edhe pse në tregun ndërkombëtar çmimi për fuçi ka rënë 6 % këtë të hënë.

Lexo më shumë  PE miraton rezolutën për Shqipërinë: Krimi i organizuar dhe korrupsioni në nivele të larta shqetësim serioz!

Pra, qeveria del nga angazhimi për të kontrolluar abuzimin me marzhin minimal të fitimit.

Në këtë mënyrë ajo po luan lotari, e cila është pranuar edhe nga furnitorët e naftës për të shitur mbi marzhin e përcaktuar ose për të dalë më humbje në rastin më të keq.

Bursa e nisi javën me trend në rënie, por kjo nuk i kënaq qytetarët e as bizneset. Ata do të vazhdojnë të blejnë shtrenjtë, duke iu nënshtruar çmimit të transparencës.

Lexo më shumë  Qeveria në Shqipëri lë stadiumet ekzistuese në harresë ndërkohë ndërton “Stadiumi Eagle” për Kanye West: 50 milionë euro për një natë

Pra, ngritja e komisionit të çmimeve, nuk ka sjellë lehtësim në treg. Kjo shihet në krahasim edhe me vendet e rajonit, ku vendi ynë kryeson me naftën e shtrenjtë.

Pakënaqësitë në rritje për shtrenjtimin e çmimeve, po rikthejnë sërish qytetarët në shesh. Ata lajmërojnë për një protestë masive pasditen e 29 marsit përballë kryeministrisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *