Lajme

Çmimet e larta mbyllin bizneset në Shqipëri, rreth 15 çregjistrohen çdo ditë

Bizneset në Shqipëri janë duke kaluar një krizë prej rritjes së çmimeve.

Euronews Albania ka bërë një vëzhgim në disa nga zonat kryesore të Tiranës si Vasil Shanto, Myslym Shyri, Mine Peza, Don Bosko, Stacioni i Trenit, ku disa biznese kanë mbyllur dyert. Ngjitur kanë letra ku shkruhet “malli likujdohet” apo “biznesi shitet”.

Lexo më shumë  Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin

Për të pasur një panoramë më të qartë të situatës, Euronews Albania iu drejtua Qendrës Kombëtare të Biznesit që na vuri në dispozicion të dhënat e sakta.

Sipas QKB-së, rritja e çmimeve nisi të ndikonte te bizneset që prej qershorit të vitit të kaluar. Nga ai moment e deri në dhjetor të vitit të shkuar janë çregjistruar 3,228 biznese.

Lexo më shumë  Kurti kërkon t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthim të zonës së sigurisë kufitare prej 5 kilometrave

Ndërsa në dy muajt e parë të vitit janë çregjistruar 924 biznese. Pra, sipas llogarive rritja e çmimeve po çon në çregjistrimin e rreth 15 bizneseve çdo ditë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *