Bota

Bilanci i ushtrisë ukrainase: Kemi bllokuar 5 sulme ruse, janë shkatërruar tanke e aviona

Në ditën e 33 të luftës forcat e mbrojtjes ukrainase thonë se pesë sulme nga forcat ruse në rajonet Donetsk dhe Luhansk janë zmbrapsur.

Përditësimi i forcave të Ukrainës:

Forcat ukrainase po vazhdojnë të bllokojnë trupat ruse që synojnë të fitojnë kontrollin e rrugëve dhe vendbanimeve kryesore në qytetin e Kievit duke u përpjekur të depërtojnë mbrojtjen ukrainase nga veriperëndimi dhe lindja.

Lexo më shumë  Bullgaria kërkon më shumë kushte për Maqedoninë e Veriut në procesin e BE-së

Në Donetsk dhe Luhansk, forcat ukrainase shkatërruan dy tanke, një automjet këmbësorie dhe një makinë.

Forcat ruse gjithashtu pësuan viktima, thuhet në raport Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se kishin shkatërruar 4 avionë, 1 helikopter dhe 2 UAV.

Kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase, Kyrylo Budanov, thotë se Rusia po përpiqet të “krijojë Korenë e Veriut dhe të Jugut në Ukrainë”. Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Biden nuk po bënte thirrje për ndryshim regjimi kur tha se Vladimir Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet”. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e ka përsëritur këtë qëndrim gjatë një fjalimi në Jerusalem.

Lexo më shumë  Bullgaria kërkon më shumë kushte për Maqedoninë e Veriut në procesin e BE-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *