KryesoreOpinion/Aktualitet

Ju që nuk ia parashtroni vetes pyetjen në vijim jeni viktima të injorancës

Shkruan Lirim Gashi

Pra ju jeni viktima të mentalitetit skllavëror, servilizmit, frikës dhe propagandës keqdashëse.

Dhe si të tillë, ju vetë keni fajin për padrejtësitë që ju janë bërë, bëhen dhe do ju bëhen në të ardhmen.

Njerëzit e mençur pyesin me të drejtë veten e tyre:

Trupi, mendja dhe jeta ime që ma ka dhënë natyra pa lejen e askujt, pse vazhdimisht i ekspozohet maltrerimit dhe shkatërrimit nga njerëzit e këqij që s’marrin leje prej askujt?

Individët që kanë të drejtë ta bëjnë këtë pyetje duhet të jenë të vetëdijshëm se nuk kanë nevojë për lejen e askujt për të shkatërruar jetën e njerëzve të këqij, nëse shteti nuk i mbron prej tyre.

Pra, nëse shteti nuk i mbron prej tyre, ata nuk duhet t’i kërkojnë askujt leje për t’ua nxirë jetën drejtuesve të shteteve të tilla.

Parakushti për nxirjen sa më të suksesshme të jetës së udhëheqësve të tillë mafioz, përbindësh dhe tradhtarë të shteteve hegjemonistë, okupatorë, kolonizatorë dhe kriminalë, është që njerëzit e mirë dhe të drejtë të bien dakord mes tyre për idealet fisnike dhe humane si liria, pavarësia, mirëqenia, drejtësia dhe barazia për të gjithë.

Sepse vetëm së bashku mund të shpëtojnë nga mafia politike, ekonomike, ushtarake, farmaceutike, bankare, narkotike, bujqësore, shëndetësore, mediatike dhe mjedisore.

Në fakt, ata duhet të pyesin veten e tyre:
“Pse njerëzit e këqij kaq lehtë pajtohen, koordinohen dhe bashkohen me njëri-tjetrin rreth idealeve të ndyra si dhuna, shtypja, padrejtësia, mëkati, pabarazia, shfrytëzimi, pushtimi, poshtërimi, masakra dhe grabitja?

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

Si është e mundur që njerëzit e këqij të ngjiten kaq lehtë në majat e hierarkisë së pushtetit dhe kush i frymëzon ata të bëjnë kaq shumë të këqija në emër të lakmisë personale?

Pra, në emër të lakmisë egoiste për monopol mbi jetën dhe pronën e njerëzve të drejtë dhe paqësorë anë e mbanë globit.

Këtë pyetje ia bëja vetes shumë shpesh dhe e vetmja përgjigje që më kënaqte shpirtin ishte hakmarrja e shumëfishtë.

Pra hakmarrja në emër të vetëqeverisjes, popullit, flamurit, atdheut, drejtësisë, barazisë, lirisë, paqes dhe pavarësisë.

Sepse, parakushti kyç për një jetë, paqe dhe natyrë më të mirë e më të shëndetshme është një bashkim njerëzish të mirë, të drejtë dhe të mençur rreth idealeve të lirisë, drejtësisë, paqes, pavarësisë dhe barazisë për të gjithë.

Një komunitet i bashkuar rreth idealeve kaq të drejta, fisnike dhe jetike, nuk mund të kontestohet kurrë nga njerëzit keqdashës me argumente të vërteta.

Pra nuk mund të kontestohet kurrë si bashkim mbi baza ideologjike dhe politike marksist-leniniste.

Vetëm mund të keqinterpretohet qëllimisht si rikthim në mentalitetin komunist.

Por e vërteta është kjo:

Ky interpretim keqdashës, hipokrit dhe cinik vjen pikërisht nga njerëzit keqdashës, të cilët qëllimisht nuk e pranojnë se komunizmi marksist nuk ka ekzistuar kurrë.

Sepse kishte vetëm shndërrim monstruoz të fjalëve të Marksit në vepra, fillimisht nga Lenini dhe Stalini, e më vonë nga Mao, Tito, Fidel Castro, Enveri e kështu me radhë.

Pra, nuk flitet për marksizmin origjinal dhe burimor, përkundrazi, ajo që ne si komb dhe kolektiv kaluam në kohën e Bashkimit Sovjetik, Shqipërisë së Enverit dhe Jugosllavisë së Titos ishte fashizëm i majtë që nuk dallonte shumë nga nacional-socializmi i djathtë i Hitlerit.

Lexo më shumë  Kryetari Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nëntorit

Pikërsisht për këtë arsye bashkimi i njerëzve qëllim-mirë dhe të drejtë, duhet të ndodhë për shkak të nevojës së tyre natyrore për t’i realizuar idealet e lartpërmendura jetike.

Sepse pa realizimin e këtyre idealeve jetike, as natyra nuk mund të mbijetojë nga ndotja që ia shkaktojnë njerëzit e përshkruar më sipër dhe aq më pak mund të sigurohet paqja, përparimi dhe mbijetesa e qenieve të gjalla dhe e natyrës që i rrethon.

Sepse njerëzit e pangopur me asgjë përmes propagandës u sugjerojnë konsumatorëve uri të paparë për konsum.

Mirëpo mendja dhe barku i uritur i konsumatorëve për konsumim të çmendur nuk mund të ngopet kurrë pa prodhim të artikujve ushqimor, trupor dhe teknologjik për të cilët askush s’ka nevojë, sepse janë të dëmshme për shëndetin trupor dhe mendor.

Në anën tjetër janë të dëmshme edhe për ambientin sepse prodhimi i një sasie aq të lartë produktesh të panevojshme nuk mund të bëhet pa ndotjen e atmosferës.

Mirëpo pikërisht ndotja e atmosferës, tokës dhe ajrit shkakton ngrohje klimatike globale.

Sepse helmet e gazrave i vrasin artet bimore dhe shtazore në tokë dhe nën dete e oqeane.

Pra i vrasin artet bimore dhe shtazore që e pastrojnë ajrin dhe që e mbajnë konstante temperaturën e ujit në dete dhe oqeane.

Pra siç po e shini rrethi vicioz i djallit nuk mund të shpërthehet pa jetësimin e idealeve të lartpërmendura jetike.

Prandaj unë i përshkruaj idealet e tilla jetike si vlera të përhershme njerëzore, kombëtare dhe universale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *