Bota

Putini nuk heq dorë, ultimatum Gazprom-it dhe Bankës Qendrore: Deri më 31 mars gazi të shitet me rubla

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka dhënë urdhër Bankës Qendrore të Rusisë dhe gjigantit të prodhimit të gazit, Gazprom, të ndryshojnë monedhën e pagesës për furnizimet me gaz për vendet jo-miqësore të Kremlinit në rubla, sipas Russia Today.

Putini u ka dhënë afat deri më 31 mars.

Në urdhrin e presidentit rus shkruhet: “Të zbarohen masat për ndryshimin e monedhës së pagesës për furnizimet me gaz në vendet e Bashkimit Evropian dhe në vende të tjera që kanë vendosur masa kufizuese ndaj shtetasve të Federatës Ruse dhe subjekteve juridike ruse në rubla ruse, deri në fund të këtij muaji, 31 mars.”

Më 23 mars, presidenti rus njoftoi se pagesa për gazin e furnizuar nga vendi “për të ashtuquajturat vende jo miqësore” do të bëhet në rubla.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Vendet evropiane si Austria dhe Gjermania kanë shprehur kundërshtimin ndaj kësaj perspektive.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *