Kampioni ukrainas i kikboksit vritet në frontin e luftës në Mariupol
Kampioni botëror i kikboksit, Maksym Kagal, është vrarë në frontin e luftës në Mariupol.
Ai ishte bërë pjesë e forcave speciale në njesinë ushtarake në Azov. Lajmin për vdekjen e sportistit e kanë bërë të ditur mediet ukrainase.
“Fli i qetë vëlla, toka është e jotja, do të hakmerremi”, ka thënë trajneri Oleg Skirt, cituar nga Ukrinform.
Kagal ishte kampioni i parë botëror i kikboksit në Iska (Shoqata Ndërkombëtare e Karatesë sportive) në ekipin kombëtar të Ukrainës.
Rruga Press