Bota

Ku po e fshehin “pasurinë e errët” oligarkët rusë

Oligarkët rusë i kanë rreth 1 trilion dollarë të fshehura nëpër shtete të ndryshme të botës. Një e katërta e tyre kontrollohet nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe bashkëpunëtorët e tij, thuhet në një raport amerikan, raporton BBC-ja.

Për dekada me radhë, oligarkët rusë i kanë lëvizur miliardat e tyre nëpër shtete të ndryshme, për t’i bërë sa më vështirë të gjurmueshme.

Lexo më shumë  Ushtria amerikane sulmon Iranin

Një pjesë e tyre janë ruajtur në Qipro për shkak të taksave të favorshme.

Territoret e jashtme britanike dhe ishujt janë gjithashtu destinacione të preferuara për “konservim” të pasurisë. Një pjesë e pasurisë shkon gjithashtu edhe në New York e në Londër, ku investohen dhe kthehen si fitime të mëdha.

Pas tentimeve ruse për pushtim të Ukrainës, vendet perëndimore kanë ndërmarrë hapa për t’i gjurmuar pasuritë e oligarkëve rusë. Ndaj tyre janë vënë sanksione të shumta.

Lexo më shumë  Hungaria emëron Péter Fejes në krye të Prokurorisë, me synimin për të hetuar korrupsionin pas largimit të Orbanit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *