Bota

Nxënësit ukrainas në Kiev i kthehen procesit mësimor

Nxënësit në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, pritet t’i kthehen të hënën mësimit, por jo fizikisht në objekte të shkollave.

Mësimi do të mbahet përmes platformave online.

Kryetari i Kievit, Vitaly Klitschko, njoftoi të dielën për rinisjen e procesit mësimor, duke thënë se orët mësimore do të përshtaten me kushtet aktuale, duke përdorur platforma të ndryshme mësimore.

Lexo më shumë  Gjermania akuzon Rusinë për dezinformimin dhe sulmin kibernetik të vitit 2024

“Një detyrë e rëndësishme sot është që qyteti të jetojë dhe të punojë edhe në kushte kaq të vështira të gjendjes ushtarake”, u shpreh ai në rrjetin social Telegram.

Ukraina është në luftë tash e një muaj. Rusia ka nisur pushtimin e këtij vendi më 24 shkurt, ndërkohë që kryeqendra Kievi është ndër zonat më të dëmtuara për shkak të bombardimeve nga ana e forcave ruse. Deri më tash, forcat ukrainase nuk kanë lejuar që Kievi të bien në duart e forcave ruse.

Lexo më shumë  Obolienskyi: Ukraina rimori disa pjesë të qytetit në vijën e frontit në rajonin e Kharkivit

“Ata po përpiqen të na frikësojnë. Kjo nuk do të funksionojë!”, shtoi ai.

OKB-ja vlerëson se më shumë se gjysma e fëmijëve në Ukrainë janë larguar nga vendi gjatë luftës, shkruan BBC-ja.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *