Nga e hëna deri të mërkurën, Ukraina dhe Rusia do të zhvillojnë bisedime në Turqi
Raundi tjetër i bisedimeve ballë për ballë midis Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohet në Turqi.
Nga nesër deri të mërkurën do të zhvillohen raundet e reja të bisedimeve, njoftoi negociatori ukrainas, David Arakhamia.
Ukraina i përshkroi bisedimet e mëparshme me Rusinë si “shumë të vështira”, raporton skynews.
Kujtojmë se presidenti turk kishte deklaruar se palët ishin marrë vesh për katër pika nga gjashtë që janë diskutuar deri më tani mes ukrainasve dhe rusëve.
Ndryshe, Recep Tayyip Erdogan ka ftuar disa herë homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili është i gatshëm për bisedime të drejtpërdrejta me homologun rus, Vladimir Putin që deri më tani refuzon të takohet me të parin e Ukrainës.
Rruga Press