Bota

Zyrtarëve ukrainas u shtohet optimizmi pas takimit me Bidenin

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, ka thënë se ndihet më optimist pas takimit që kanë zhvilluar të shtunën me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, presidentin Joe Biden, dhe sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, raporton CNN-i.

“Unë e vlerësoj me optimizëm takimin tim dhe Dmytro Kulebas me presidentin amerikan, sekretarin e Mbrojtjes, dhe sekretarin amerikan të Shtetit”, ka shkruar Reznikovi në një postim në Twitter.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Reznikovi ka thënë se ai dhe ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba, diskutuan me zyrtarët amerikanë nevojat urgjente të ushtrisë ukrainase.

Reznikovi dhe Kuleba u takuan me zyrtarët amerikanë në Varshavë të shtunën, ku Kuleba tha se SHBA-ja premtoi mbështetje shtesë të mbrojtjes për Ukrainën.

Rruga Press

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *