Lajme

5 fshatra në Peqin rrezikojnë të izolohen

5 fshatra në rrethin e Peqinit rrezikojnë të izolohen për shkak të degradimit të tre urave. Të lëna në mëshirë të fatit për dekada të tera nga shteti, këto ura rrezikojnë gjithkënd që lëviz mbi to.

Kjo urë lidh fshatin Gryksh me rrugën nacionale. Kjo është një nga tre urat, në rrethin e Peqinit.  ndodhem në njësinë administrative të Pajovës. Kjo urë para disa vitesh është dëmtuar si pasojë e reshjeve intensive, që kanë rënë në Shqipëri e për pasojë shtati i lumit Shkumbin ka bërë që ura e atëhershme të shembej.

Ura u ndërtua në vitin 2005 nga ushtria. Pas 17 vjetësh si pasojë e amortizimit ura është anuar në të majtë duke rrezikuar çdo ditë jetën e 350 familje që jetojnë në fshatin Gryksh.

Banorët kalojnë çdo ditë në këtë urë për të dërguar fëmijët në kopsht dhe shkollë.

Lexo më shumë  Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore

Një tjetër urë që rrezikon shembjen është edhe ajo në njësinë administrative Shezë mbi luminn Shkumbin.

Sa herë ka reshje shiu, pushtetar lokal preferojnë që fotot t’i bëjnë nga kjo urë, në të cilën ka më shumë se 70 vite që nuk vihet dorë. Kjo urë shërben për normalizimin e prurjeve të shtratit të lumit Shkumbin dhe nëse kjo do të pësonte prapë dëme si pasojë e amortizimit pasojat në njësinë administrative të Pajovës do të ishin në përmasa të mëdha.

Banorët thonë se ndihen të rrezikuar. Ura i shërben një numri të madh banorësh në këtë njësi.  Shërben edhe si urë lidhëse për të shkuar në zonën e turistike të Dumresë.

Kjo është ura që lidh njësinë administrative të Gjocaj me qytetin e Peqinit. Sipas banorëve të zonës, ura mbi Shkumbin është ndërtuar në vitin 1986, dhe që nga ajo kohë nuk është bërë asnjë rikonstruksion sado i vogël.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Siç shihet edhe nga fotot dhe videot, përveçse ura ka të çara në mesin e saj, mungojnë mbajtëset anësore në disa pjesë, por rrezikshmëri më të madhe paraqesin këmbët e urës që kanë dalë në sipërfaqe për shkak se lumi ka gërryer shtratin e tij ndër vite.

Kjo ka bërë që të ulet ndjeshëm forca mbajtëse e tyre.

ABC u interesua në bashkinë e Peqinit në lidhje me projektet që ka kjo bashki për rikonstruksionin e tre urave. Zyrtarët nga pushteti vendor pohuan se bashkia e ka të pa mundur të ndërhyje e të investojë pasi nuk ka buxhet të mjaftueshëm për të ndërhyrë. /abc/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *