Bota

Biden kujton në Poloni nenin “e shenjtë” të NATO-s: Stabiliteti në Evropë është i rëndësishëm

Joe Bideni ka folur me presidentin polak Andrzej Duda. Shefi i Shtëpisë së Bardhë shpjegoi se sa i rëndësishëm është stabiliteti evropian për SHBA-në dhe ripohoi mbështetjen e tij për NATO-n dhe në veçanti nenin 5, përgjegjësitë e mbrojtjes kolektive.

“Ne e konsiderojmë nenin 5 një detyrim të shenjtë”, deklaroi presidenti Joe Biden në Varshavë, duke iu referuar nenit të traktatit të NATO-s sipas të cilit një sulm i armatosur kundër një ose më shumë anëtarëve të Aleancës do të konsiderohet si sulm i drejtpërdrejtë kundër të gjitha palëve.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

“Një nga gjërat për të cilat falenderova presidentin ishte fakti se kriteri i vetëm më i rëndësishëm në këtë botë në ndryshim… është që NATO të qëndrojë absolutisht, plotësisht, tërësisht e bashkuar, që të mos ketë ndarje në pikat e mendimit, se çfarëdo që të bëjmë, ne e bëjmë në unison dhe të gjithë vijnë së bashku”, tha presidenti amerikan.

Biden theksoi gjithashtu se vendet e NATO-S duhet të ndihmojnë refugjatët, duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm të Polonisë në këtë proces.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *