Ukraina, Lituania dhe Polonia nisin hetimet për krimet e luftës
Ukraina, Lituania dhe Polonia kanë formuar një ekip të përbashkët për të hetuar krimet e luftës ruse, raporton Kyiv Independent.
Prokurorët e përgjithshëm të tre vendeve kanë nënshkruar një marrëveshje për të punuar së bashku në mbledhjen, ruajtjen dhe shkëmbimin e provave të krimeve të luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë, tha Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova.