Macroni refuzoi kërkesën e Putinit që të paguajë gazin me rubla
Presidenti francez Emmanuel Macron tha se nuk kishte asnjë arsye që Franca të pranonte kërkesën nga Rusia për të paguar gazin rus në rubla.
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi në fillim të kësaj jave se Rusia do të kërkojë pagesën në rubla për gazin që ua kishte shitur vendeve “jomiqësore”, duke ngritur alarmin për një krizë të mundshme të gazit në Evropë.
Macroni tha në një konferencë shtypi në Bruksel se ky vendim i Rusisë “nuk është në linjë me atë që është nënshkruar, dhe nuk e shoh se si ne do ta pranojmë” këtë kërkesë.
Lideri francez e akuzoi Moskën se po përpiqet të anashkalojë sanksionet e vendosura për shkak të nisjes së luftës kundër Ukrainës.
Macroni tha se “ne po vazhdojmë punën tonë për të analizuar” këtë kërkesë nga Kremlini.
Por, ai insistoi se “të gjitha dokumentet e nënshkruara janë të qarta: kjo është e ndaluar. Prandaj, evropianët që blejnë gaz, e që janë në tokën evropiane duhet të paguajnë me euro”.
Rruga Press