Bota

Ndërprerja e linjave të komunikimit, çfarë zgjidhje kanë gjetur ukrainasit

The Economist

Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Ndërprerja dhe shkatërrimi i aftësisë së kundërshtarëve për të komunikuar janë taktikat elementare ushtarake të përdorura nga rusët. Dhe, në luftën e saj kundër Ukrainës, Rusia sigurisht që është përpjekur ta bëjë shpesh diçka të tillë.

Këto ditë, ndërprerja e komunikimeve është fokusuar te linjat e internetit. Pra, nuk është për t’u habitur që raportet nga NetBlocks, një firmë me bazë në Londër që monitoron aktivitetin e internetit, kanë nxjerrë në pah se numri i pajisjeve të internetit në  Ukrainë ka rënë me gati një të katërtën që nga fillimi i pushtimit.

Çfarë po ndodh?

Së pari, Ukraina ka një numër  të madh të linjave të internetit. Kjo do të thotë se që është e vështirë të çaktivizohen nga forcat ruse. Madje ekipet e riparimit po mundohen masivisht të rregullojnë pajisjet që janë edhe në pronësi të konkurrentëve.

Për sa i përket sulmeve kibernetike, në fillim të pushtimit, hakerët ndërprenë një pjesë të lidhjeve satelitore që Viasat, një firmë amerikane, u ofron klientëve që përfshijnë forcat e armatosura të Ukrainës, raporton abcnews.al

Në përgjithsi, sulmet kibernetike nuk kanë qenë aq shkatërruese sa kemi menduar. Josh Lospinoso, i cili dikur ka ndihmuar ushtrinë amerikane dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare (NSA) të zhvillonte softuer hakerimi, tha se  qëndrueshmëria kibernetike e Ukrainës mund të jetë një shenjë se agjencitë në vendet e NATO-s po i ndihmojnë me dinakëri.

Përtej gjithë kësaj, Rusia duket se nuk po përqëndrohet plotësisht në shkatërrimin e linjave të internetit, pasi në këtë mënyrë mund të marrë të dhëna për objektivat, sipas Kenneth Geers, dikur zyrtar në NSA, i cili tani punon në Qendrën e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, në Talin, Estoni.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Geers tha se rusët po skanojnë mediat sociale, thirrjet apo mesazhet për të kuptuar qëllimin ushtarak të tyre. Nëse ata mund të gjejnë vendndodhjen, kjo mund të pasojë sulme të shumta ajrore.

Kjo nënkupton pakujdesi nga ana e ukrainasve. Por një tjetër arsye pse forcat ruse po ruajnë qëllimisht pjesë të telekomunikacionit të Ukrainës është se pajisjet e tyre për komunikimet ushtarake janë të pakta ose nuk funksionojnë mirë.

Plani B dhe C

Megjithatë, në tërësi, Rusia kërkon të ndërpresë komunikimet mes ukrainasve. Yuri Vlasyuk, shefi i iLand, një dyqan kompjuterash në Kiev, tha se bateritë e automjeteve elektrike po përdoren për energji elektrike.

Një tjetër mënyrë është të zgjeroni sinjalin e telefonit, në rast se shkatërrohen kullat e telefonit celular. Kjo mund të bëhet duke përdorur pajisjetë quajtura përforcues sinjali, por gjithashtu janë funksionale edhe antenat e improvizuara.

Këto krijohen me materiale shtëpiake përçuese, “tela bakri, kanaçe Coca-Cola, dhe mjete të ngjashme”, sipas një inxhinier në Varshavë. Në kushtet e duhura, mjete të tilla mund të trefishojnë frekuencën e një telefoni celular në rreth 15 km.

Shumë nga afërsisht 15,000 radio amatore të Ukrainës tani po përdoren për njësitë ushtarake ose të inteligjencës, sipas Artem Biliy, një operator në Lviv. Me përdorimin e softuerit modem, të dhënat dixhitale në telefonat inteligjentë dhe kompjuterë mund të shndërrohen në sinjale për transmetimin me valë të shkurtra. Duke përdorur të njëjtin softuer, operatorët radio qindra edhe pse kilometra larg mund t’i përkthejnë sinjalet në tekste ose imazhe, raporton abcnews.al

Lexo më shumë  NATO kërkon rritjen e prodhimit të armëve në Ukrainë

Por duhen disa minuta për të dërguar një foto me rezolucion të ulët nga një radio në tjetrën. Duke iu përgjigjur një kërkese për ndihmë nga qeveria e Ukrainës, Musk, kreu i SpaceX, një firmë amerikane raketash, instaloi Starlink. Për shkak se satelitët Starlink orbitojnë vetëm në një lartësi deri në 550 km shërbimi është më i shpejtë.

Stepan Veselovskyi, kreu i Lviv it Cluster, tha se ka mjaftueshëm linja interneti për spitalet, shërbimet komunale, si dhe për zyrat qeveritare, njësitë ushtarake dhe bizneset “kritike”. Telefonat inteligjentë dhe kompjuterët që lidhen me një satelit të Starlink nëpërmjet Wi-Fi shkarkojnë rreth 150 megabajt të dhëna në sekondë, të mjaftueshme për 12 minuta video, raporton abcnews.al

Për të ndihmuar në përdorimin e tyre gjatë luftës, SpaceX ka dërguar më shumë burime konvencionale të energjisë, në formën e paneleve diellore, baterive dhe gjeneratorëve. Ndërkohë diçka e tillë ka rritur zemërimin e Rusisë.

Dmitry Rogozin, kreu i agjencisë hapësinore të Rusisë, Roscosmos, kritikoi Starlink si “Perëndimin të cilit nuk duhet t’i besojmë kurrë”.

Përdorimi i Starlink mbart një rrezik. Emetimet i bëjnë ata objektiva të lehtë për radarët, sipas një koloneli ukrainas.

Për këtë arsye, thotë ai, trupat do të përdorin Starlink vetëm si një rezervë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *