Bota

Papa Françesku: Shpresojmë që kjo luftë e turpshme për njerëzimin të mbarojë sa më shpejtë

Papa Françesku ka dhënë një tjetër mesazh së fundmi për luftën në Ukrainë, pasi vendi prej një muaji përballet me sulmet ushtarake të Rusisë.

Ati i Shenjtë e ka cilësuar si të turpshme dhe të papranueshme luftën që po ndodh, duke shtuar se duhet të mbarojë sa më shpejt. “Shpresojmë dhe lutemi që kjo luftë e turpshme për të gjithë ne, për mbarë njerëzimin, të përfundojë sa më shpejtë: është e papranueshme”, tha Papa në mesazhin e tij, shkruan La Repubblica.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

“Çdo ditë më shumë, nënvizoi Papa – shton më shumë vdekje dhe shkatërrime. Shumë njerëz janë mobilizuar për të ndihmuar refugjatët. Njerëz të thjeshtë, veçanërisht në vendet fqinje, por edhe këtu në Itali, ka mijëra ukrainas”, shtoi ai duke vlerësuar vullnetarët e pranishëm në shtetin italian.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *