Protesta në veri të Kievit, raportohet për rrëmbimin e kryetarit të qytetit
Trupat ruse kanë hyrë në qytetin Slavutych, në veri të Kievit ku një lëvizje nxiti protesta të qindra civilëve ukrainas, raporton të shtunën CNN.
Kreu i administratës rajonale të Kievit, Oleksandr Pavliuk, ka thënë se “pushtuesit rusë hynë në qytetin e Slavutychit dhe kanë marrë kontrollin e spitalit të qytetit”.
Kryetari i Slavutychit, Yuri Fomichev, u ka kërkuar banorëve të shkojnë në sheshin e qytetit me simbole ukrainës “për të treguar pozicionin e tyre”.
Pamje nga atje janë shpërndarë edhe në Telegram që tregojnë qindra njerëz që brohorasin “Slavutych është Ukrainë” dhe “Rroftë Ukrainë”, në sheshin kryesore.
Zhurma e të paktën tri bombardimeve dëgjohet, por nuk dihet kush ka gjuajtur. Kur turma lëvizte përmes sheshit, u dëgjuan edhe të shtëna të rënda.
Pavliuk ka thënë se “sipas informacioneve të fundit, kryetari Yuri Fomichiv është rrëmbyer nga pushtuesit”.
Sipas zyrtarëve lokale, qyteti është izoluar që prej fillimit të pushtimit. Slavutych është ndërtuar për punëtorët e centralit bërthamor të Chernobylit pasi katastrofa e 1986-s e la zonën të pabanueshme.
Rruga Press