Tronditet Shkodra, dy shpërthime të njëpasnjëshme
Mbrëmjen e djeshme dy shpërthime të njëpasnjëshme në dy objekte tregtare kanë prishur qetësinë e Shkodrës.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në qendër të Shkodrës në një qendër tregtare dhe po në të njëjtën kohë është ndjerë një shpërthim i dytë në një supermarket në zonën e Rrugës.
Sipas informacioneve shpërthimet kanë ndodhur në të njëjtën kohë, i pari në objektin që shërbente si qendër tregtare në pronësi të ish kandidatit për kryetar Bashkie Xhemal Bushati dhe në një linjë të supermarketeve.
Raportohet se sasi e lëndës plasëse ishte vënë në qendrën tregtare tek Pedonalja, por fatmirësisht nga raportimet bëhet me dije se në asnjë nga objektet e shpërthyera nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.
Rruga Press