Lajçak pret Bislimin në Bruksel, vlerëson qasjen e tij konstruktive dhe gatishmërinë për të gjetur zgjidhje
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka pritur sot në takim zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Lajçak përmes një postimi në Twitter ka falënderuar Bislimin për vizitën e tij në Bruksel, derisa bisedimet për dialogun i ka quajtur të vështira.
“Falënderoj zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, për vizitën e sotshme në Bruksel. Diskutimet tona për tema të rëndësishme të dialogut nuk ishin të lehta. E vlerësoj qasjen e tij konstruktive dhe gatishmërinë për të gjetur zgjidhje”, ka shkruar Lajçak.
Megjithatë, sipas Lajçak, një takim Kurti-Vuçiq mund të ndodhë vetëm kur dy liderët mund të pajtohen për diçka.
Lajçak ditë më pare kishte thënë se takimet e kryenegociatorëve po bëhen për të përgatitur takimin e tretë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Rruga Press