(Video) Panik në Jedahh. Provat e Formula 1 nisin nën sulmin me raketa
Çmimi i Madh i Arabisë Saudite kishte shumë dyshime për t’u zhvilluar për shkak të sigurisë.
Në këtë vend prej kohësh po hidhen raketa nga vendi fqinj Jemeni dhe ku gjithnjë po rritet pasiguria. E ndërkohë që autoritetet dhanë siguri për skuadrat e Formula 1, sot provat e para të lira në Jedahh nisën me tymë e flake dhe me shpërthim.
Siç bëhet e ditur ndërkohë që shihet dhe në video, një raketë e lëshuar nga Jemeni goditi depozitat e firmës së njohur Aramco të hidrokarbureve e cila ishte shënjestër e sulmeve edhe më 20 Mars.
Disa video, të shpërndara në rrjetet sociale, tregojnë efektet e këtij sulmi, pas të cilit fshihet një grup ekstremist në Jemen, batalionit Huthi, i cili pëlqen ta quajë veten “Rinia Besimtare”.
Nuk raportohet për viktima por situata është surreale ndërkohë që garohet në pistë, ka dhe shpërthime raketash!
Rruga Press