Papa pranon dorëheqjen e kryepeshkopit të Minskut
Papa Françesku ka pranuar dorëheqjen e kryepeshkopit katolik të Minskut, tha Vatikani më 3 janar.
Kryepeshkopit Tadeusz Kondrusiewicz nuk i ishte lejuar kthimi në Bjellorusi muajin e kaluar, pasi ai në gusht të vitit të kaluar, ai kishte udhëtuar në Poloni, prej ku kishte kritikuar shtypjen e protestave.
Që prej zgjedhjeve presidenciale të gushtit, bjellorusët kanë protestuar kundër Alyaksandr Lukashenkës, duke kërkuar që ai të largohet nga pushteti.
Ende nuk është e qartë nëse dorëheqja e Kondrusiewiczit është pranuar nga Vatikani.
Vatikani, përmes një deklarate të shkurtër, tha se dorëheqja e kryepeshkopit ishte në përputhje me një kod, që i lejon peshkopët të pensionohen në moshën 75-vjeçare.
Teksa ishte në Poloni, Kondrusiewicz, i cili është shtetas i Bjellorusisë dha një intervistë për një radio, ku bëri thirrje për dhënien fund të dhunës policore ndaj protestuesve dhe kërkoi dorëheqjen e Lukashenkës.
Lukashenka, gjatë nëntorit të vitit 2020, deklaroi se kryepeshkopi Kondrusiewicz po planifikonte “që ta shkatërrojë shtetin”.