Avioni i presidentit polak bën ulje emergjente
Avioni që transportonte presidentin e Polonisë Andrzej Duda për të takuar homologun e tij amerikan Joe Biden është dashur të kthehet pas dhe ka bërë një ulje emergjente në Varshavë. Këtë e ka raportuar të premten agjencia shtetërore e lajmeve e Polonisë PAP.
“Duda nuk u përball me asnjë rrezik”, citoi Reutersi shefin e tij të shtabit.
Raportimet polake thonë se avioni i presidentit u desh të kthehej në aeroportin e Varshavës menjëherë pas ngritjes për shkak të një problemi teknik.
Duda duhej të ishte në aeroportin Rzeszow, në juglindje të Polonisë për të takuar Bidenin dhe për ta informuar atë për situatën në kufirin me Ukrainën.
Air Force One është ulur, por është e paqartë nëse Duda do të mund të fluturojë sërish për të takuar Bidenin.
Rruga Press