Rusët me teknikën “mbrojtja më e mirë është sulmi”: Djali i Bidenit pas laboratorëve biologjikë në Ukrainë
Rusia thotë se djali i presidentit të SHBA-së Joe Biden, Hunter mund të jetë i përfshirë në drejtimin e laboratorëve të zhvillimit të armëve biologjike në Ukrainë.
Zëdhenësi i Kremlinit Dimitry Peskov gjatë një konference për mediat tha :”Sigurisht që ne do të kërkojmë shpjegime (për përfshirjen e mundshme).
“Dhe jo vetëm ne. Siç e dini, Kina ka kërkuar tashmë sqarime.”
Hunter Biden është në listën e personaliteteve amerikane të shënjestruar nga kundërsanksionet ruse.
Në fillim të marsit Rusia bëri pretendimin e papritur se SHBA po financonte laboratore armësh biologjike në Ukrainë duke thënë se “gjatë operacionit special ushtarak atje janë gjetur provat e spastrimit të gjurmëve të një programi ushtarak biologjik”.
Ndërkohë Peskov mohon që Rusia të ketë përdorur bomba me fosfor.
“Rusia nuk ka shkelur kurrë konventat ndërkombëtare, ne ende rekomandojmë të kontaktoni Ministrinë e Mbrojtjes për detaje.”
Rruga Press