Rusia bombardon spitalin në Kharkiv duke lënë viktima
Policia lokale u shpreh se pas sulmeve ruse që goditën një spital ne Kharkiv, kanë mbetur të vdekur katër civilë dhe disa të tjerë janë plagosur.
Kharkivi është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës pranë kufirit rus në lindje.
“Sot në mëngjes pas një bombardimi në infrastrukturën civile nga disa raketa, 7 civilë u plagosën dhe 5 vdiqën”, tha policia.
Raketat shenjestruan një spital në lagjen Osnovyansky të qytetit, thanë ata.
BBC-ja nuk e ka verifikuar në mënyrë të pavarur këtë informacion.
Forcat ruse janë përpjekur pa sukses që të rrethojnë Kharkivin, kurse analistët shprehen se u mungon muncioni.
Quentin Sommerville i BBC-së thotë se rezistenca e Ukrainës në qytet i ka frustruar rusët , të cilët janë kthyer me sulme artilerie, duke shkatërruar lagje të tëra.
Rruga Press