Gripi i shpendëve konfirmohet edhe në Divjakë
Gripi i shpendëve është konfirmuar edhe në fshatrat e Divjakës.
Burime bëjnë me dije se analizat e dërguara në Tiranë nga veterinerët e zonës dolën pozitive.
Të paktën 60 pula ngordhën më 22 mars në fshatin Gurë dhe u groposën në një tokë bujqësore nga vetë fermeri që i kishte në zotërim.
60 pulat e ngordhura rezultuan se ishin të prekura nga gripi i shpendëve.
Deri tani gripi i shpendëve është konfirmuar në Durrës, Korçë dhe Dibër.
Rruga Press