BallinaLajme

Bilanci ditor i Covid, 3 viktima dhe 447 raste të reja

Tre humbje jete dhe 447 raste të reja me koronavirus nga 309 testime janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend.

“3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19; 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri të moshave 65-81 vjeç”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 295 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34 648 që nga fillimi i epidemisë.

Lexo më shumë  Në shënimin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Kurti: Sot e kemi shumë të lehtë të jemi bashkë

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 295 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Që nga shfaqja e pandemisë, në vend janë prekur 59 438 qytetarë, nga të cilët 34 648 janë shëruar dhe 1 193 kanë humbur jetën.

Rastet aktive janë 23 597.

Lexo më shumë  Flamuri bashkon shqiptarët, qytetarët e Kosovës rezervojnë në Shqipëri për festat e nëntorit

Rruga Press

YouTube player