Bota

HARTA/ Mijëra trupa në kufi, si e ka ngritur NATO gardhin anti-Putin në Europë

NATO tha se do të dyfishonte, në tetë, numrin e vendeve në Europën Lindore ku aleanca do të vendoste grupe të reja beteje, sipas The New York Times

Vendimi për të forcuar praninë e saj në rajon ka rritur shqetësimin për mënyrën se si Rusia mund t’i përgjigjet ndëshkimeve diplomatike dhe ekonomike me të cilat po përballet prej një muaji tashmë për pushtimin e Ukrainës.

Lexo më shumë  Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment

Forcat ushtarake që do të vendosen në Bullgari, Hungari, Rumani dhe Sllovaki do t’u bashkohen forcave të ngjashme në vendet baltike dhe Poloni, të cilat gjithashtu po forcojnë mbrojtjen.

Ne kemi përgjegjësinë për t’u siguruar që lufta të mos përshkallëzohet përtej Ukrainës dhe të mos shndërrohet në një konflikt midis NATO-s dhe Rusisë”, tha Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Pak më shumë se një e katërta e të gjithë trupave nën komandën e  NATO-s janë vendosur tashmë në Poloni, e cila ndodhet në kufi me pjesën perëndimore të Ukrainës. Një shtesë prej 120,000 trupash nga ushtria e Polonisë është gati. Stoltenberg, duke folur para gazetarëve një ditë përpara samitit të  aleatëve europianë në Bruksel, tha:

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Ne po përballemi me një realitet të ri që rrezikon sigurinë tonë. Kështu që ne duhet të forcojmë mbrojtjen  për një afat më të gjatë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *