BallinaBota

Tre prioritetet e Portugalisë në 6 mujorin e drejtimit të Këshillit të BE

Negociatat për zgjerimin e BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pritet të jenë në plan të dytë edhe të presidencës portugeze që tani po udhëheq Këshillin e Bashkimit Europian.

Portugalia e mori mandatin gjashtëmujor më 1 janar dhe kryeministri, Antonio Kosta, i bëri të qarta tre prioritetet e vendit të tij pasi mori stafetën nga kancelaria gjermane, Angela Merkel.

“E para është sigurisht rimëkëmbja sociale dhe ekonomike, për rritje dhe vende më të mira pune; e dyta, zhvillimi i Shtyllës Sociale të Bashkimit Europian, për t’i dhënë secilit mundësi të barabarta; dhe e treta, forcimi i autonomisë së një BE-je që është e hapur ndaj botës.”

Në kohën kur pandemia e Covidit-19 e përball Bashkimin Europian më vështirësi dhe sfida të mëdha, presidenca portugeze synon të rinisë ciklin e rimëkëmbjes që në muajt e parë, duke shfrytëzuar buxhetin e ri të unionit, ndihmat dhe vaksinimin falas në të gjitha shtetet anëtare.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Në qendër të aksionit do të jenë edhe politikat për klimën dhe tranzicionin dixhital.

Në arenën ndërkombëtare, Këshilli i BE-së me Portugalinë në krye do i japë përparësi konsolidimit të raporteve, qoftë ato transatlantike me SHBA-në, por edhe me Britaninë, me Afrikën, me Amerikën Latine dhe më së pari me Indinë.

Një nga veçantitë e kësaj presidence do të jetë edhe takimi i liderëve evropianë në një mbledhje informale me kryeministrin e Indisë, për t’i dhënë hov dialogut politik dhe ekonomik me shtetin demokratik më të madh në botë.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Pas Portugalisë, do të jetë Sllovenia që do të marrë kryesimin e radhës të Këshillit të BE-së, për të negociuar dhe miratuar ligje, për të koordinuar politikat e brendshme dhe të jashtme, dhe për të përmbyllur marrëveshjet mes BE-së dhe palëve të treta.

Rruga Press

YouTube player