Bota

Kryeministri i Hungarisë refuzon kërkesën e Zelensky-t: Nuk i vëmë embargo energjisë ruse

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka refuzuar kërkesën e bërë nga presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky për të zgjatur më tej sanksionet ndaj energjisë ruse.

Në një postim në Twitter, Orban thotë se kërkesa e bëra nga disa shtete, përfshirë këtu edhe presidentin e Ukrainës vetë për të zgjatur sanksionet ndaj energjisë ruse “është e papranueshme dhe shkon kundër interesave të popullit hungarez.”

Kryeministri hungarez, në një video të postuar, shpjegon po ashtu se 85% e gazit dhe më shumë se 60% e naftës në Hungari vijnë nga Rusia dhe vendosja e sanksioneve do të sillte ngadalësim të ekonomisë hungareze.

Lexo më shumë  Deklarata e Trumpit për Iranin - Bien çmimet e naftës

Në këtë mënyrë “ne do të paguajmë çmimin e luftës”, theksoi kryeministri, duke shtuar se Hungaria nuk ishte i vetmi vend që e mbështeti këtë qëndrim.

Kujtojmë se në fjalimin e tij në video-konferencë në samitin e BE-së, Zelensky kritikoi Orbanin për qëndrimin që ka mbajtur me Moskën dhe hezitimin e tij për sanksionet dhe për dërgimin e armëve në Ukrainë:

“Hungaria, duhet të vendosë se në cilën anë është,” tha lideri ukrainas.

Lexo më shumë  Liberalët sllovenë të kryeministrit Golob fitojnë zgjedhjet, por humbasin shumicën në parlament

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *