Japonia sanksionon edhe 25 rusë të tjerë, ua ndalon eksportin 81 bizneseve
Japonia do të ngrijë asetet e 25 shtetasve rusë të tjerë dhe do të ndalojë eksportet e 81 organizatave ruse, ka thënë Ministria e Financave të premten, raporton CNN.
Kjo e sjell numrin e rusëve të targetuar nga Japonia në 101 persona.
Targetet e sanksioneve të reja përfshijnë Igor Shuvalov, ish-zëvendëskryeministër i Rusisë dhe drejtor i bankës Vnesheconombank, dhe pesë oligarkë të afërm të Sergey Chemezovit.
Eksporti i mallrave luksoze do të ndalohet po ashtu, ka shtuar ministria.
Tokio ka zbuluar një sërë masash ndëshkuese kundër Moskës në javët e fundit. Sanksionet më të fundit vijnë pasi kryeministri japonez, Fumio Kishida, u zotua për më shumë mbështetje për Ukrainën në samitin e G7-s në Bruksel.
Rruga Press