Lajme

Fermerët në Malësinë e Madhe rrezikojnë falimentin për shkak të rritjes së naftës

Fermerët e bimëve mjekësore në zonën e Malësisë së Madhe janë prekur nga rritja e çmimit të naftës. Kostot e transportit, përpunimit dhe eksportit jashtë e kanë rritur shumë barrën për ta.

Si prodhuesja më e madhe në rajon, Shqipëria pjesën më të madhe në prodhimit e eksporton në SHBA.

Një tjetër problem për fermerët është edhe shpopullimi I zonës. Ata e kanë të vështirë të gjejnë punëtorë për të mbajtur gjallë biznesin e tyre.

Lexo më shumë  Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist

Fermerët i shesin bimët mediciale me të njëjtin çmim që kanë qenë një vit më parë, 90 lek kilogrami. Por rritja e kostove është e papërballueshme. Ata kërkojnë që shteti ti subvencionojë, pasi çmimi me të cilin e shesin tek kompanitë grumbulluese nuk mbulon as shpenzimet që ata bëjnë.

Specialistët e bujqësisë ngrenë shqetësimin se kostot e larta do ti detyrojnë fermerët ta braktisin këtë sektor.

Lexo më shumë  Kosova ofron mbështetje për edukimin parashkollor, lansohet pilotimi i programit të kuponëve me financim nga Banka Botërore

Jo pak problematike është dhe qëndrimi i kompanive të grumbullimit të cilat pavarësisht rritjes së kostove për fermerët, nuk paguajnë më shumë.

Në 10 vitet e fundit, në Malësinë e Madhe numërohen rreth 4000 familje që merren me kultivimin e bimëve aromatike-mjekësore. Ata prodhojnë rreth 10 mijë ton bimë mjekësore çdo vit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *