Bota

“Europianin 2028 ta organizojë Ukraina e jo Rusia”. Boris Johnson del kundër Moskës

Bëri jo pak zhurmë një ditë më parë deklarata e Federatës së Futbollit të Rusisë se dëshiron të organizojë Europianin e vitit 2028 ose atë të 2032. Pak më vonë edhe UEFA zyrtarizoi një kërkesë të tillë nga Rusia që tashmë praktikisht është në garë ndërsa zgjedhja më pas është një diskutim tjetër.

Por pa shkuar ende te votimi për zgjedhjen e vendeve organizatore të këtyre eventeve të mëdha, kryeministri britanik, Boris Johnson ka bërë një deklaratë të fortë kundër Rusisë por ndërkohë edhe një sugjerim interesant.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

“Ideja që Rusia të mbajë çdo lloj turneu futbolli apo ndonjë ngjarje kulturore tani është përtej satires. Nuk mund ta besoj se dikush do ta merrte në konsideratë propozimin e tyre. Unë mendoj se gjëja më e mirë e mundshme do të ishte që të gjitha forcat e armatosura ruse të tërhiqen menjëherë nga Ukraina dhe t’ua dorëzojnë turneun atyre, natyrisht.”

Një propozim i tillë duket shumë interesant por nga ana tjetër ka shkaktuar edhe pakënaqësi sepse në garë për Euro 2028 është pikërisht kandidatura e përbashkët Angli-Irlandë ndërkohë që për Euro 2032 është kandidatura e Italisë dhe askush nuk dëshiron të privohet nga organizimi i një Europiani.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *