Shtëpia e Pashko Vasës drejt degradimit total. Shteti nuk mbron monumentin e Kulturës
“Monumenti i kulturës nuk mbrohet nga shteti”.
Është ky mbishkrimi që prej ditësh ka tërhequr vëmendjen e kujtdo që kalon përpara shtëpisë së një prej rilindasve më të spikatur të Shqipërisë, Pashko Vasës.
Ka qenë nusja e kësaj shtëpie, e cila këtë parashtesë ja ka vënë jo pa qëllim.
Banesa karakteristike që shërbeu si degë e lidhjes së Prizrenit, e që mban mbi supe 300 vite, një ndër më të vjetrat dhe të rrallat në Shkodër po degradon çdo ditë.
Në 19 Mars të këtij viti pati shkarjet e radhës të suvasë, ndërsa këtë situatë Rajmonda Vasa e parapriu me 2 shkresa dërguar ministrisë së kulturës dhe institucioneve të varësisë.
Rajmonda Vasa:” Me gjithëse unë kam bërë kërkesa, në ministrinë ë Kulturës që në shkurt të vitit 2021, pastaj në nëntor të 2021. I kam bërë kërkesë për emergjencë se kjo shtëpi po degradon çdo ditë e më shumë. Është sipërfaqe e madhe, ka problem çatia dhe për këtë problem. Në datën 19 të këtij muaj tek dhoma më e madhe, më e bukur, me oxhak ka rënë pjesa e suvasë. Është neglizhenca e institucioneve “
Dy ndërhyrje janë kryer në këtë banesë, në 1977 dhe 2013, e kjo e fundit më shumë sa për statistikë, sesa për rezultatet që pati.
” Në 2018 është bërë një investim dhe është punuar në mënyrën më skandaloze, prandaj çatia ka pikuar dhe vjen degradimi i shtëpisë” tha trashëgimtarja e shtëpisë./ora/
Rruga Press